Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave” ka vazhduar me dyer të mbyllura ndërsa prokuroria ka vazhduar të prezantojë provat materiale, gjegjësisht bisedat e përgjuara mes pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, të realizuara para aksionit të policisë me 9 dhe 10 maj në Kumanovë.
Pjesëtarët e këtij grupi nga janari i vitit 2015 e deri në ditën e aksionit janë përgjuar me urdhër të gjykatës. Në rastin e Kumanovës janë të akuzuar 38 persona për terrorizëm, për luftimet në Lagjen e trimave ku mbetet të vrarë 10 anëtarë të grupit dhe 8 pjesëtarë të policisë, ndërsa 40 të tjerë u plagosën.