Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë .
“Të akuzuarve A.I., F.A. H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa të kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë të lëshohen në liri”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Ndryshe para nje jave Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.