Rasti në Onkologji, Kovaçevski: Në çdo seancë të Qeverisë do të parashtrohet pyetja se deri ku është procedura

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se janë të përkushtuar 100% për ta zbardhur rastin e Onkologjis, ku dyshohet se është keqpërdorur terapia e pacientëve me kancer, përcjell TV21. Kovaçevski thekson se në çdo seancë të Qeverisë do ta adresojë këtë çështje.

“Kam një mesazh deri te të gjitha institucionet që punojnë në këtë rast se vëmendja jo vetëm e qytetarëve, por edhe vëmendja ime si kryetar i qeverisë, i anëtarëve të qeverisë është drejtuar 100% drejt zbardhjes së këtij rasti. Derisa punohet në përputhje me ligjet dhe procedurat, ndërsa nuk arsye se përse të mos punohet ashtu sepse thashë që edhe prokuroria edhe gjyqësori në këtë rast kanë mbështetjen e të gjithëve që ta zgjidhin këtë rast ashtu sic duhet në përputhje me ligjin. Pres të identifikohen personat dhe të identifikohen procedurat të cilat janë shkel, keqpërdorimet që janë bërë dhe të dënohen në përputhje me ligjin sepse mjaft më 30 vite vetëm shpifje, vetëm gjetje e mënyrave se si dikush të mos dënohet, ndërsa qytetarët të presin drejtësi dhe kushte më të mira. Për këtë arsye, kësaj here në çdo seancë të qeverisë do të jetë pyetja se deri ku është procedura”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu