Rasti “TALIR”, ja kush është paraqitur në PPS sot

Sot në Prokurorinë  Publike Speciale duhet të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve për rastin “Talir”, që ka të bëjë me financim të paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE.

I dyshuari i parë është Nikolla Gruevski, i cili të premten nuk u paraqit në gjykatë sepse nuk kishte marrë ftesë të rregullt.

Ndryshe, javën e kaluar për rastin “Talir” në PPS janë paraqitur sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri teknik, Emil Dimitriev, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska- Remenski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu