Rasti “Target”, arma më e fuqishme e partive në zgjedhje

Rasti “Target” që u publikua nga Prokuroria Speciale një ditë më parë do të ndikojë dukshëm në procesin zgjedhor si dhe do ta ndezë fushatën zgjedhore, thonë analistët politik.

Sipas profesorit Visar Ademi, partitë secila në mënyrën e vet do ta përdorin punën e Speciales. Partia në pushtet do ta paraqesë Specialen si dorë e zgjatur e LSDM-së, ndërsa opozita përmes lëndëve që hapen do ta rritë rejtingun e vet.

Për Aleksandar Dashtevskin para fushatës zgjedhore, konferencat për shtyp të Speciales janë të panevojshme, transmeton Alsat M.

“Ata nuk duhet tani të mbajnë konferenca për shtyp por duhet të tregojnë dëshmi, të bëjnë ekspertizë dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat që të zbulohet diç nëse ekziston, nëse jo gjithashtu është shumë e rëndësishme pse i morën peng shumë njerëz dhe tentuan eliminimin e një strukture të tërë politike”, tha Aleksandar Dashtevski, profesor universitar.

Prokurorja Lençe Ristovska dje porositi se qëllimi i publikimit të hetimit të ri të PSP-së nuk është që të ndikojë mbi procesin zgjedhor.

“Sipas të dhënave që i morëm deri këtë javë kur i kishim të dhënat finale të analizës dhe të dhënat nga operatorët e telekomunikacionit, ato u desh të analizohen, sepse bëhet fjalë për hetim për të cilin kishte vështirësi dhe rastësisht ndodhi të jetë para fushatës zgjedhore”, u shpreh Lençe Ristovska.

Ristovska pastaj shpjegoi se nuk është punë e Speciales të përzihet në procesin zgjedhor i cili zyrtarisht fillon për dy dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu