Raundi i dytë, 833 mijë qytetarë me të drejtë vote në 35 komuna

Të drejtë vote sot kanë 833 mijë e 716 votues të cilët do të mund të votojnë në 1mijë e 517 vendvotime, në 35 komuna. Qytetarët sot do të votojnë vetëm me një fletvotim, gjegjësisht vetëm për krerët e komunave kurse përbërja e këshillave komunal u vendos që në rrethin e parë.

Një ditë më parë, në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, të drejtë vote kishin 939 të burgosur. Të shtunën poashtu të drejtë vote kishin 8 persona të shpërngulur brenda vendit dhe 1 mijë e 435 persona të sëmurë. Nga KSHZ-ja kanë njoftuar se për monitorimin e zgjedhjeve të rrethit të dytë janë akredituar 5 mijë e 101 vëzhgues vendas dhe 473 vëzhgues të huaj.

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajtë më 15 tetor kurse dalja në votime, në nivel republikan ka qenë rreth 60%. Në rrethë të dytë, gjegjësisht sot, votohet në Tetovë, Gostivar, Strugë, Gazi Babë, Çair, Saraj, Butel, Studeniçan, Zhelinë, Tearcë, Dibër, Vrapçisht, Likovë, Kisella Vodë, Shuto Orizare, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu