RDK: Në Maqedoni nuk kemi arsim cilësorë

Me rastin e fillim të vitit shkollor kanë filluar edhe kritikat e partive opozitare rreth cilësisë së arsimit në Maqedoni. Partia shqiptare jashtëparlamentare, RDK ka kritikuar mënyrën se si fillon ky proces dhe çfarë kushte ju jep shteti të gjithë nxënësve në Maqedoni, transmeton InfoShqip.com.

”Pavarësisht faktit se kjo është një ditë urimi dhe festimi për fillestarët dhe mësuesit, sërish duhet të themi të vërtetën e problemeve dhe peripecive që ballafaqohet arsimi shqip në këtë vend. Regjistrimet e fëmijëve, qoftë ata në shkollat fillore apo të mesme nuk japin ndonjë shpresë premtuese për kombin shqiptarë në përgjithësi për shkak të rënies drastike të numrit të fëmijëve shqiptarë që regjistrohen nëpër shkolla. Nëse kësaj ia shtojmë edhe infrastrukturën shkollore dhe logjistike gjithnjë në shkatërrim e sipër, mungesën e teksteve shkollore, teksteve me përmbajtje fyese për shqiptarët që e nxisin jotolerancën, urrejtjen dhe diskriminimin, atëherë nuk na ngelet gjë tjetër përpos të shpresojmë se do të merren masa të duhura që të evitohen të gjitha këto, edhe pse fillimi nuk na jep ndonjë shpresë për përmirësim në këtë drejtim.” thuhet në reagimin e RDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu