Bilall Kasami i Lëvizjes BESA për ka komentur edhe vendimin paraprak të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që u mbajt në selinë në Shkup, dhe për të njëjtin thotë se është vendim ilegal, jashtë statusit të partisë. Kasami gjithashtu thotë se edhe hyrja në selinë e partisë në Shkup është bërë në mënyrë ilegale, siç, sikurse u manipuluan edhe faqet zyrtare në fejsbuk.
“Këshilli Qendror ashtu siç u thirr zyrtarisht ka mbajtur mbledhje në Tetovë dhe i ka sjellë vendimet ashtu siç ka qenë me rend, ashtu siç parashihet më statusin e partisë. Ata me çdo veprim që e kanë bërë, kanë bërë shkelje të statusit dhe kanë dëmtuar Lëvizjes BESA. Ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në selinë në Shkup ashtu siç e hakuan edhe faqen time personale dhe të Lëvizjes. “Ne nuk kemi çfarë të drejtohemi në organet e drejtësisë, sepse ne e kemi legalitetin e partisë. Sipas të gjitha normave statusore është mbajtur mbledhja në Tetovë, ashtu edhe u sollën vendimet që tashmë ju i keni”, tha Kasami.