Reagon Nevzat Bejta ndaj akuzave të Lëvizjes BESA për defektin me ujësjellësin në fshatin Forinë të Gostivarit

Komuna e Gostivarit sqaron opinionin publik rreth kumtesës së partisë “Besa”, dega në Gostivar rreth çështjes së furnizimit me uji të pijshëm në fshatin Forinë.

“Për hir të së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik, Komuna e Gostivarit deklaron që problemi i shfaqur në sistemin e ujësjellësit të fshatit Forinë është i natyrës teknike dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sanimin e defektit.

Sistemi i ujësjellësit në fshatin Fornë funksion përmes pompës elektrike. Aktualisht pompa është jashtë funksionit dhe Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, ka nisur procedurën për furnizim të pajisjes së re.

Pasi pajisja është specifike dhe me kosto të lartë financiare, Komuna e Gostivarit është e obliguar që të respekton ligjin për furnizime publike dhe me procedurë ligjore të arrijë të furnizohen me pajisjen e nevojshme.

Procedura e tenderimit kërkon kohë, për atë është shfaqur interval kohor me mungesë të ujit për pije. Komuna e Gostivarit shpreh ndjesë dhe kërkon mirëkuptim nga banorët e fshatit Forinë, sepse procedura ligjore e furnizimit është e vetmja rrugë ligjore për sigurimin e pajisjes.

Komuna e Gostivarit punon sipas ligjeve në fuqi dhe çdo furnizim bëhet në bazë të rregullave ligjore, kurse partia “Besa”, është mirë të konsultohet me ligjet para se të del në opinion me kumtesa të tilla të cilat rezultojnë të jenë  sa qesharake aq tendencioze dhe manipulative për opinionin publik.

Komuna e Gostivarit brenda tre viteve të kaluara investoi si asnjëherë më parë në sistemin e ujësjellësit. Janë rreth 13 milion euro të investuara në këtë drejtim dhe për herë të parë qyteti i Gostivarit u pajis me Stacion Filtrues të ujit për pije.

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i ujësjellësit në qytetin e Gostivarit” që në Komunën e Gostivarit financohet nga Departamenti Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), filloi ndërtimi i rezervuarëve respektivisht ujëmbledhësit për akumulimin e ujit në katër lokacione, edhe atë në fshatrat Vërtok, Zdunjë, Banjicë dhe Çegran, kurse vlera e përgjithshme e projektit të Departamentit Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), është 9 milion e 200 mijë franga zvicerane dhe Komuna e Gostivarit e ka fituar si donacion në mjete pa kthim. I njëjti projekti parashikon sigurimin e pjesëve të reja për sistemin ujësjellësit.

Komuna e Gostivarit është komuna e vetme në Maqedoni që posedon master planin për furnizim me ujë të pijshëm në qytetin e Gostivarit. Janë realizuar me dhjetëra projekte për ndërtim të rrjetit të ujësjellësit në disa vendbanime të Komunës së Gostivarit, dhe duke i pas para sysh gjitha këto projekte dhe investime të realizuara, akuzat e këtij subjekti politik pa përfillje elektorale janë qesharake dhe absurde.”, sqarohen nga Komuna e Gostivarit./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu