Dje në Superkupën e Europës, në kuadër të programit kukturor-artistik, kishte pika artistike ku tregohej kultura tradicionale maqedonase dhe jo pika kulturore të shumë etive tjera, e sidomos shqiptare, që përbëjnë mbi 20 të popullatës në Maqedoni.
Kjo ka nxitur reagime të ashpëra nga pala shqiptare, ndaj qeverisë së Zoran Zaevit, i cili thirret se ka qeveri multi etnike, njofton InfoShqip.
Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi zyrtar i qeverisë. Ata përmes një kumtese fajin e hedhin tek Federata e Futbollit të Maqedonisë, të cilët siëas tyre kanë qenë përgjegjës për skemën programore.
Sipas partisë qeveritare LSDM, kjo ka qenë e kurdisur nga qeveria paraprake e Nikolla Gruevskit.
”Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht organizimin e Superkupës së Evropës. Shprehim keqardhje që FFM-ja si organizator nuk i ka vënë vëmendje konceptit multietnik të shtetit tonë”- thuhet në reagimin e Qeverisë./InfoShqip.com