Reagon Shkupi ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm serb Daçic

Pas deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçic se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, ka reaguar ditën e sotme Shkupii zyrtar.

“Ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të afërta dhe të thella dhe nuk është rastësi që qytetarët e të dy vendeve kanë ndjenja shumë pozitive për fqinjët në anën tjetër.

Politikanëve u mbetet vetëm t’i thellojnë ato marrëdhënie historike, ndërsa nëse nuk munden ta bljnë këtë atëherë duhet të jenë të përgjegjshëm që të paktën të mos e rrënojnë miqësinë që ekziston ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë në të dy drejtimet.

Kjo duhet të vlejë edhe në kushte kur është e qartë se po nxehet atmosfera për votimin e radhës për pranimin e Kosovës në UNESCO”, thuhet në reagimin e MPJ-së Maqedonase. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu