Reagon UEFA, dënon ashpër sulmin ndaj Muamed Sejdinit

Shtëpia e Futbollit Europian, UEFA ka dënuar ashpër sulmin ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini. UEFA përmes faqes zyrtare ka lëshuar një komunikatë, ku dënon sulmin ndaj numrit një të futbollit vendor.

UEFA u kërkon autoriteteve lokale të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë. Së bashku me FIFA-n, ne do të monitorojmë nga afër situatën brenda komunitetit të futbollit të Maqedonisë së Veriut për të siguruar që federata të mbetet e lirë nga çdo ndërhyrje, në përputhje me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe ne do të vlerësojmë vazhdimisht nëse nevojiten veprime të mëtejshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e UEFA-së.

Nga Shtëpia e futbollit Europian kanë bërë të ditur se një delegacion i përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s së shpejti do të udhëtojnë drejt Maqedonisë për tu takuar me zyrtarët sportivë dhe qeveritë, duke siguruar që pavarësia e FFM-së të ruhet dhe të respektohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu