Real Madridi ka gabuar rëndë dhe ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në elitën e futbollit spanjoll. Reali të shtunën mbrëma në udhëtim u befasua pasi u mposht nga Real Betisi me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të La Ligas.
Brahim Diaz i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e dhjetë.
Gola më nga Reali nuk pati kurse pësoi dy të tjerë deri në fund të ndeshjes.
Johnny Cardoso i barazoi shifrat në minutën e 34-t.
Golin e fitores për Betisin e shënoi Isco nga penalltia në minutën e 54-t.
Në garën e ashpër për titull kampioni është edhe Barcelona dhe Atletico Madridi.
Reali ka 54 pikë dhe është i dyti. 54 pikë i ka edhe Barcelona si liderë ndërsa Atletico si e treta ka 53 pikë. Barça e Atletico kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.