Real Madrid vuan por fiton 3-2 ndaj Leganes.Madrilenët shënuan me Mbappe pas 32 minutash lojë, por mysafirët përmbysën shifrat brenda pjesës së parë me Garcia dhe Raba. Ekipi i Ancelottit barazoi shifrat me Bellingham, në të 47-tën. Mbappe “tundi rrjetën” sërish, duke kthyer gjithçka në favor të Los Blancos.
Real Madrid është në vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet. Katalanasit do përballen me Gironan, të dielën.