Skuadra e Zinedine Zidane është më pak e varur nga BBC se sa ajo e Luis Enriques nga MSN
Cristiano Roanldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema (BBC) janë tre lojtarët kryesorë të Real Madridit, ndërsa Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar (MSN) të Barcelonës.
Të dy skuadrat e kanë nisur në mënyrë perfektë këtë edicion, me fitore në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Por, ajo që bie në sy në fillim të këtij edicioni është diferenca në mes të dy skuadrave dhe varësia e tyre nga këto dy treshe.
Real Madrid varet shumë më pak nga BBC, pasi vetëm 4 nga 12 gola në La Liga janë shënuar nga kjo treshë, për dallim nga MSN, të cilët kanë shënuar 9 nga 13 gola.
Natyrisht që ky numër do të rritet edhe më shumë ndeshjeve të ardhshme, pasi në fillim të edicionit jo shumë kanë luajtur së bashku këto dy treshe.