Rebelim në BDI, nuk e duan BESËN në Qeveri?!

BDI nuk e do Lëvizjen BESA që të jetë pjesë e Qeverisë. Nga kjo parti theksojnë jozyrtarisht se janë në gjendje për të siguruar maxhorancë stabile me Aleancën për Shqiptarët, vetëm e vetëm që BESA të mos jetë pjesë e Qeverisë.

Raportet e dy partive shqiptare kanë bërë që mandatari Zoran Zaev të jetë në hall, për shkak se nuk po arrin të harmonizon qëndrimet për të siguruar një stabilitet sa i përket bashkëqeverisjes. Edhe sot pritet që Zaev të thërrasë dy partitë për ti shpalosur propozimet e tij, por edhe për të dëgjuar propozimet e këtyre dy partive. Funksionimi i koalicionit mbi parime megjithatë po prishet nga antagonizmat e BDI dhe BESA, të cilat kanë dallime të mëdha, theksojnë burime partiake nga LSDM./Ina-online.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu