Përbërësit
250 gr margarinë
200 ml vaj
½ gotë sheqer
5 gota miell
1 pluhur për pjekje
SHWRBETI:
3 gota sheqer
3 gota ujë
Hapat:
1
Shkrijmë margarinën,shtojmë vajin dhe sheqerin dhe përziejmë.
2
Shtojmë miell të përzier me pluhurin për pjekje.
3
Përziejmë duke shtuar miell derisa të bëhet një brumë i fortë.
4
Nga brumi marrim masën me dorë sa arra dhe pasi e bëjme në formë topthi e qesim në tepsi të lyer me pak vaj.
5
Shtypim pak me gisht në mes,do të pëlcasin nga pak por prapë do të jetë në regull.
6
Pjekim në 180 gradë për 20 minuta.
7
Ne ndërkohe ziejmë shërbetin dhe lëmë anash.
8
Pasi të piqen sheqerparet dhe të ftohen shtojmë shërbetin e nxehtë,pak nga pak dhe i lëmë të ftohen.Servirim të ftohta sipas dëshirës me sytliash etj /kuzhina shqiptare/