Reçicë, kapen 5 emigrantë klandestinë, Paraburgim 30 ditor për shoferin

Policia ka zbuluar pesë emigrantë prej të cilëve tre kurdë dhe dy sirianë në një automjet të drejtuar nga një qytetar i Shkupit në afërsi të fshatit Reçicë. Drejtuesit të automjetit i është caktuar paraburgim prej tridhjetë ditësh.

Në njoftimin e MPB-së, thuhet se në afërsi të fshatit Reçicë, efektivët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Bellanoc gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (36) nga Shkupi, kanë hasur në tre kurdë dhe dy sirianë. Ata së bashku me shoferin janë dërguar në Stacionin policor.

Nga Gjykatësi i Gjykatës Themelore – Shkup është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu