Refuzohet kërkesa e Rusisë për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Refuzohet kërkesa e Rusisë për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale në Teksas, Oklahoma dhe Louisiana që do të mbahen më 8 nëntor në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Një mosmarrëveshje e re është shfaqur mes Rusisë dhe SHBA-së ku kanë mbetur vetëm më pak se tre javë nga zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA.

Sipas lajmeve në median amerikane mësohet se Kryekonsullata e Rusisë në Houston ka bërë kërkesë tek autoritetet e shtetit të Teksasit për të ndjekur si vëzhgues zgjedhjet, por ndaj kësaj kërkese është dhënë përgjigje negative.

Njëri nga zyrtarët e shtetit të Teksasit, Carlos Casco, në përgjigjen me shkrim të dërguar kyrekonsullatës në lidhje me çështjen është shprehur se “Nuk mund të japim përgjigje të përshtatshme kërkesës suaj për të vizituar një qendër votimi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu