Një shqiptare që jeton në Itali ka marrë një dënim me gjobë për shkak se ka refuzuar të heqë veshjen tradicionale myslimane.
40-vjeçarja, rreth dy javë ma parë ishte paraqitur me shami në mbledhjen e këshillit të Pordenone për fëmijët.
Gjyqtari e dënoi shqiptaren me katër muaj burg, dënim i cili u konvertua me 30 mijë euro. Dënimi i saj erdhi pasi refuzoi të identifikohej në mbledhjen e këshillit të qytetit. Pas kësaj, kreu i bashkisë, Antonio Di Bisceglie thirri policinë për të bërë identifikimin e saj.
Gruaja shqiptare po merrte pjesë në mbledhjen e të rinjve, ku djali i saj ishte një prej të zgjedhurve. Por, pavarësisht prezencës së policisë gruaja sërish refuzoi duke sjellë kështu ndërprerjen e mbledhjes.
Çështja përfundoi në gjykatë, ku u njoh shkelja e nenit 5 të ligjit të 22 majit të vitit 1975 që ndalon përdorimin e helmetave mbrojtëse dhe çdo barrierë tjetër që pengon njohjen e personit në publik pa justifikim. Kjo justifikon dënimin e shqiptares edhe pse Italia nuk e ndalon me ligj veshjen e shamisë.