Korrespondenti i agjencisë së lajmeve INA nga Manastiri, Fërgim Demiri rrëfen gjendjen e rëndë të mediave shqipe në qytetin e alfabetit.
Ai bën të ditur se që nga vitet 90-ta e deri në vitin 2001 në Manastir funksionin dy radio në gjuhën shqipe: “EstradaFonia” dhe “Jehona”. Ndërsa pas kësaj periudhe regjimi maqedonas i ndihmuar nga shqiptarët i mbylli ato.
“Më vitin 1991, në Manastir disa përparimtarë dhe intelektual, ju rrekën punës dhe mundësuan hapjen e Radios së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, me emrin “EstradaFonia”.
Habib Rushani, Alilibraim Rushani, Nizami Rexhepi dhe Fërgim Demiri, ishin ideatorët dhe realizusit e kësaj ideje. Në shtatorë të vitit 1991, në lagjen e Devejanës, filloi rrezatimi i valëve të radios, e para në gjuhën shqipe në gjithë territorin e e këtij shteti”, shprehet Demiri.
Ai kujton se, atë kohë gëzimi dhe lumturia në sytë e njerëzve ishte i pashpjegueshme.
“Pas shumë vitesh, shqiptarët dëgjuan në aparatet e tyre të flitej në Shqip, në gjuhën e tyre, dhe për herë të parë dëgjuan muzikë në gjuhën amë.
Kjo radio bëri një hapësirë të gjerë mediatike, dëgjohej në çdo shtëpi, lokal, në çdo fshat e vend.
Pas një viti e gjysmë, u hap dhe radioja e dytë me emër “Jehona”, ku pas ndarjes nga Radio ESTRADAFONIA, në Radio JEHONA mbetën Nizami Rexhepi si Investitorë, Alilibraim Rushani dhe unë si redaktor i lajmeve.
Radio JEHONA kishte një mbulim të hapësirës me valë deri në 40 kilometra vijë ajrore, dhe dëgjohej deri në fashtin Debresht të Prilepit. Aty funksiononin të gjitha rubrikat e një medie”, rrëfen Demiri.
Manastiri përjetoi një revolucion me funksionimin e këtyre medieve, dy në numër. Aktivitete kulturore dhe arsimore u shkaktuan për shkak të tyre, u vu në lëvizje e gjithë fuqia intelekti e këtij vendi.
“Në vitin 2000, pronari i sajë vendosi të ikte në Australi, dhe kjo media u mbyll.
Radio ESTRADAFONIA mbeti. Por më vitin 2001 gjatë kohës së konfliktit, ajo u vodh nga qytetarët joshqiptarë dhe u demolua, që në fund të digjeshte nga piromanët dhe armiqtë e paqes.
Manastiri, që në këtë kohë, deri sot mbeti i shurdhët, po vdes dhe s’ka asnjë zë që mund ti dëgjoheshe më.
Pronari i Radio ESTRADAFONISË Habib Rushani, as që u dëmshpërblye nga shteti, dhe më as që iu lejua që ta hapte këtë media përsëri.
Manastiri, mban kujtimet e kohërave progresive ato të 90-ta, dhe mbytet në terrin mediatik që po ia imponon sistemi dhe regjimi fashist”.