MOST regjistron vetëm disa parregullsi gjatë votimit

Dy raste të votimit familjar, një rast i prezencës së personit të paautorizuar dhe dy raste të fotografimit të fletëvotimeve, janë vetëm disa nga parregullsitë që i regjistroi Asociacioni qytetar MOST gjatë votimit të sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç kumtoi Zllatko Dimitrioski në konferencën për shtyp, në vendvotimin 1471 në Debresht, Komuna Dollnen, janë evidentuar nëntë raste të votimit familjar, 27 vota janë keqpërdorur. Në mënyrë plotësuese, në këtë vend janë shënuar tre raste në të cilët personat të cilët u kanë asistuar votuesve të cilët nuk kanë mundur të votojnë vetë, nuk janë evidentuar në Ditarin e vendvotimit.

Në vendvotimin 1472 në fshatin Llazhani, Komuna Dollnen, madje, ka pasur nëntë raste të votimit grupor në të cilët janë keqpërdorur 20 vota.

Probleme të shkaktuara nga persona të paautorizuar janë shënuar në Shuto Orizarë në vendvotimin 2968 ku një person i paautorizuar ka agjituar në vendvotimin, ndërsa vendvotimi 2959 është shënuar fotografim i fletëvotimeve.

Fotografim të fletëvotimeve, vëzhguesit e MOST-it kanë evidentuar edhe në Probishtip në vendvotimin 1531.

Ndërsa në vendvotimin 0888 në fshatin Vidovishte, komuna Zërnovc, tre votues janë shënuar me ngjyrë në dorën e majtë, gjegjësisht të djathtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu