Reka: Partitë shqiptare të kërkojnë pozita të larta shtetërore

Profesori universitar dhe njohësi i proceseve politike në Maqedoni, Blerim Reka, ka vlerësuar se, pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, në këtë shtet janë dy opsione: formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse ose të shkohet në zgjedhje të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai u ka bërë thirrje partive shqiptare të bashkohen dhe t’i kushtëzojnë partitë maqedonase me tri nga gjashtë funksionet e larta shtetërore që ai i quan “vija e kuqe e shqiptarëve në Maqedoni”. “Kërkesa e parë është zyrtarizimi i gjuhës shqipe në nivel vendi, kërkesa e dytë, e drejta e vetos për korpusin e partive shqiptare për vendimet strategjike të shtetit, si dhe kërkesa e tretë, ndarja në mënyrë të barabartë e buxhetit së bashku me tri nga gjashtë funksionet shtetërore më të larta, presidenti, kryeparlamentari, kryeministri, ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm”, ka thënë Reka. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu