Reklamohen nga VIP-at, 30 klinikat që përdorin botox të paligjshëm

Një operacion i Policisë Tiranë i koduar “Botulinum toxin” ka zbuluar disa raste të kontrabandimit dhe tregtimit të paligjshëm të Botox-it në klinikat estetike.

Gjatë kontrollit në 30 klinika, është konstatuar se administratorët nuk kishin deklaruar të ardhurat nga injektimet e produktit, i cili dyshohet të jetë i paligjshëm. Emrat e klinikave dhe individëve të përfshirë janë zbuluar, ndërsa disa persona janë arrestuar.

Në kërkim është shpallur administratori i klinikës “Keit”, Skerdilajd Faria, si dhe dy administratorë të tjerë, që dyshohet se kanë injektuar Botox-in kontrabandë, i cili po hynte në Shqipëri nga Mildon Kumaraku.

Vlen të thuhet se shumë prej klinikave të mëposhtme, që janë kapur duke përdorur botox të paligjshëm, janë tepër të njohura në rrjetet sociale dhe të reklamuara nga VIP-at shqiptarë.

Klinikat estetike në paligjshmëri

Subjekti “Ledi Smile”

Subjekti “Era_Medical Aesthetics”

Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”

Subjekti “Amra_medical_aestetics”

Subjekti “The Glam House”

Subjekti “Better Me”

Subjekti “Aris Medical”

Subjekti “Medart Clinic”

Subjekti “La Beauty”

Subjekti “Este Medical Group Albania 1”

Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”

Subjekti “Allure Beauty Center”

Subjekti “Allure Beuty”

Subjekti “Keit Day hospital”

Subjekti “Derma Pure”

Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”

Subjekti “Velvet Medical Center”

Subjekti “Medicare Hospital”

Subjekti “Derma Bless”

Subjekti “Begas Clinic”

Subjekti “Medical Hills”

Subjekti “Onxy Dermo Care”

Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”

Subjekti “Cozzy Aesthetics”

Subjekti “Luar Clinik”

Subjekti “Doctor Hospital”

Subjekti “Senera Hoxha”./joq


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu