Renault i pa konkurrencë, me Clion i mposht të gjithë në Europë

Renault, tashmë i njohur si brendi numër 1 i veturave në Kosovë, me Clion vazhdon dominimin e vet në Evropë dhe në vendin tonë.

Se Clio është e pa konkurrencë me vite në Evropë, e dëshmojnë edhe shitjet zyrtare të Evropës nga viti 2017. Clio duket se perseri është vetura me e shitur ne segmentin mini-hatchback duke aritur të regjistrojë 404,788 njesi të shitura.

Edhe këtë herë Renault ka mposhtur Volkswagenin që me modelin Polo ka shitur 354.423 njësi dhe radhitet në vendin e dytë.

Në Evropë ne kete segment, Fordi ka gjetur vetëm vendin e tretë duke qenë sërish i mposhtur nga Renault me 270 mijë njësi të shitura në vendin e tretë me modelni Ford Fiesta.

Clio prej vitesh konksiderohet prej modeleve më të preferuara nga adhuruesit e veturave ne Evropë.

Si një veturë ekonomike, Clio reprezenton një mundësi të jashtëzakonshme si veturë ekonomike, familjare, por e përshtatshme edhe për ata që duan shpejtësi me motorin 1.2 litra turbo dhe motorin e njohur 1.5 litra dCi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu