Reuters: Pa koalicion, Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë

Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që e kanë përcjellë nga afër këtë proces.

Mediumi i njohur Reuters, ia ka kushtuar një artikull votimit në Kosovë.

Sipas këtij mediumi, Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet preliminare nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur, pa ndonjë partner të koalicionit.

Reuters, e përshkruan rezultatin e VV-së si një rënie nga rezultati i vitit 2021, ku kishte arritur që t’i merrte mbi 50 përqind, transmeton Klankosova.

Por, rezultati aktual, e vendos subjektin e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, për ta udhëhequr qeverinë.

Tutje, artikulli e përshkruan fushatën zgjedhore të ashpër, ku kishte trefish më tepër gjoba, në krahasim me ato të 2021-tës.

Por, Reuters, përmend edhe deklaratën e Kurtit që refuzon të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë opozitare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu