Sipas revistës “Forbes”, njeriu më i pushtetshëm i botës është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe në vend të dytë vendoset presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump.
‘Forbes’ shkruan për Putin se ka arritur ta shtrijë influencën e Rusisë në çdo cep të botës. Për Putin ky është viti i katërt që merr këtë çmim.
Ndërkohë, për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve që do ta marri detyrën muajin e ardhshëm, revista shkruan se ka të dyja dhomat e Kongresit në anën e tij si dhe pasuri shumë të madhe.
Vendi i tretë në këtë listë i ka shkuar Kancelares Angela Merkel, e cila deklaroi se do të kandidonte edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit Gjerman.