”Revolucioni Laraman” proteston sot në ora 17 para Kuvendit të Maqedonisë

Ashtu siç u paralajmërua javën e kaluar, sot në ora 17, ”Revolucioni Laraman” do të protestojë para kuvendit të Maqedonisë për të mbështetur Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Organizatorët thonë se PSP-ja është përsëri nën sulmet e zëdhënsve të regjimit, duke shtuar se prokurorja Katica Janeva dhe PSP-ja linçohen dhe propagandohen.

Prandaj, Revolucioni konsideron se PSP-ja ka nevojë për ndihmë dhe se nuk duhet të lejohet që regjimi të mendojë se ky institucion ka mbetur pa mbështetje të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu