Rexhepi: Pas 11 dhjetorit, e ardhmja është me Lëvizjen Besa

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, komenton sondazhin e fundit, ku Lëvizja Besa del e dyta pas BDI-së, dhe se sipas tij një bashkim i opozitës do ta thellonte edhe më shumë këtë rezultat dhe fitorja do ishte e garantuar, njofton InfoShqip.com.

”Shpërndarja e lajmit për sondazhin e para do kohe ku duket se Lëvizja Besa është shumë afër dhe partia e dytë në bllokun shqiptar është me qëllim të tregon se prej daljes në skenën politike ka ngritje të vazhdueshme dhe çdo ditë me aktivitetet e saja dhe punën e palodhshme e dëshmon se në zgjedhjet që vijnë do të fiton zgjedhjet. Bashkëpunimi me subjekte tjera opozitare do ta kishin bërë rezultatin edhe më bindës. Është non-sense të futesh në çfarë do gare për të mos fituar. Kjo do të duhet të jetë moto e çdo subjekti. Edhe pse dikush mundohet ta njollos suksesin e Lëvizjes Besa ështe e qartë si dita që pas 11 dhjetorit e ardhmja është Me Besë!”, thekson Kastriot Rexhepi./InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu