Rijadi: Edhe babai im ishte pjesë e luftës, por nga 5 fëmijë vetëm dy jemi këtu! I reagon Xhaferi: Bëji të fala babait, por të sugjeroj mos të hysh në disa tema

Deputeti i koalicionit VLEN Rijad Shaqiri në fjalën e tij në Kuvend, tha se edhe pse babai i tij (Hysni Shaqiri) ishte pjesë e luftës asnjërin nga fëmijët nuk e punësoi. Shaqiri tha se nga 5 fëmijë vetëm dy jetojnë në Maqedoninë e Veriut 3 të tjerit janë jashtë vendit.

E për këtë i menjëhershëm ishte reagimi i Talat Xhaferit deputet i BDI-së. Xhaferi nëpërmjet Rijadit i dërgoi të fala Hysni Shaqirit, por Rijadin e këshilloi që të mos hyjë në disa tema.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu