Rikthehet Mr Elvis: Feja ime flet për paqe

Mr. Elvis një nga këngëtarët e mirënjohur shqiptar pas një pauze rikthehet me një këngë të kushtuar fesë Islame.

Në këngën me titull “Im Muslim Not Terrorist”, ai shpreh mllefin ndaj të gjithë atyre që konsiderojnë myslimanët dhe fenë islame si terroristë e vrasës. Në këtë këngë ai gjithashtu thotë se Islami dhe terrorizmi janë dy gjëra krejt të ndryshme, pasi terroristët janë humbës e Islami rreze drite.

Në këtë këngë mjaft të qëlluar, Mr. Elvis flet për dashurinë e një myslmani të devotshëm ndaj Zotit duke e krahasuar këtë fe të pastër si “ujë qelibari”. Duke shtuar më tej se islami e ndalon vrasjen e dhunën dhe një fëmijë I masakruar nuk mund të jetë terrorist por as qindra e mijëra viktimat që kanë humbur jetën nëpër sulmet terroriste të inskenuara.

Kënga përfundon me fjalët “Islami është fe e paqes nuk nxit aspak urrejtje, është kundër vrasjes” dhe në fund ngre lartë gishtin tregues duke lënë të kuptohet se Zoti është Një dhe I vetëm. /infoshqip.com

Në vazhdim ju sjellim këngën e Mr. Elvis – Im Muslim Not Terrorist

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu