Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa mijëra ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Me shumicë votash, publiku vendosi të rikthejë Egli Takon në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja, e eliminuar më herët nga gara, kërkoi një shans të dytë për të luftuar për çmimin e madh – i cili tani do té jetë i përgjysmuar – dhe për të rikthyer, siç tha ajo, dinjitetin e saj në vend.

Por duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë rikthim. Brenda vetëm 12 orësh pas hyrjes së saj, Egli ka humbur rreth 10,000 ndjekës në Instagram, duke rënë nga 353,000 në 343,000.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu