“Rilindje me BESË” të ftuar në Gazi Babë

Pas përfundimit të tubimit në Çair, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli dhe anëtarët e kryesisë së Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi, kryetari i degës së Çairit Bekim Sali dhe aktivistë të tjerë të koalicionit “Rilindje me BESË” janë ftuar në një dhomë burrash në Gazi Babë të Çairit. Kjo ka qenë edhe motivi që bartësi i Listës në zonën zgjedhore numër 2, Afrim Gashi të shpërndaj një fotografi në rrjetin sociale facebook ku ka shkruar se gjenden: “Në një odë “euro-aziatike” ne mes të Gazi Babës. Zoti e bekoftë zotin e shtëpisë, të gjithë të pranishmit dhe gjithë shqiptarët”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu