Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Dibrës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet.
Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë shqiptare. Por, Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje.
Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare.”
Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti theksoi: “Në këtë gjendje të mjerë na sollën ata që na përfaqësuan deri më sot, BDI – ja, Ali Ahmeti. Jo se ata nuk e dinin se shqiptarët diskriminohen në çdo sferë. Kur fëmijët tanë rraheshin nëpër autobuse dhe ju vizatoheshin me thikë kryqe në trupat e tyre të njomë, ata shpreheshin se janë incidente të izoluara e kurrë asnjë fajtor nuk u dënua. Kur nënat dhe motrat tona tërhiqeshin zvarrë nga njësite speciale policore me procese të montuara gjyqësore, përfaqësuesit e BDI – së në qeveri i shpallnin publikisht ato “grupe terroriste”, para se të zhvillohej procesi gjyqësor. Kur pjesët maqedonase ndërtoheshin dhe investoheshin qindra miliona euro, Ali Ahmeti thoshte le të kthehen shqiptarët që të mbjellin sallata. Kur populli nisi të vlojë dhe të kërkojë përgjegjësi për të gjitha padrejtësitë, BDI bashkë me “mijallkovët” e dogjën Kumanovën. Prandaj ndryshimi i madh vjen me Rilindjen me BESË dhe me Ridefinimin e tërërishëm të këtij shtetit”.
Xhemail Çupi i Rilindjes me BESË ka deklaruar: “Shqiptaret e pa hipotekuar, njerëz profesionist te drejte e të moralshëm, kësi kuadro posedon Rilindje me BESË. Me këto kuadro do të behet Ridefinimi i shumëpritur nga gjithë shqiptaret. Rilindja me BESË do të hap vende pune, por që do punësohen me meritokraci e jo si ushtar partiak”.
Dashnor Agolli i Rilindjes me BESË, ka thënë se me këtë opsion politik do ta kthejë dinjitetin, moralin dhe krenarin tonë, si dhe ka shtuar se zgjedhjet e 11 dhjetorit do të dëshmojnë se shqiptarët e Maqedonisë do të dinë të bëjnë zgjedhjen më të mirë duke përkrahur Ridefinimin.
Emin Verzivolli shefi i shtabit zgjedhor në Dibër ndër të tjera ka thënë se qytetarët po shprehin interesim të jashtëzakonshëm për t’u baskangjitur në Rilindjen me BESË, dhe kjo bën që të jemi më të motivuar dhe të punojmë pandalshëm deri në arritjen e fitores më 11 dhjetor.