Për të siguruar nevojat elementare, një familjeje katër anëtarëshe në dhjetor të këtij viti i nevojiten 62.861 denarë. Kjo, siç njofton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përbën rritje e shportës minimale sindikale për 840 denarë në krahasim me muajin paraprak, transmeton Portalb.mk.
Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (SSM), një familje prej katër anëtarësh në dhjetor duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7 përqind nga shuma e përgjithshme e shportës minimale për ushqim dhe pije.
Për veshmbathje dhe këpucë 5 728 denarë, për ujë, rrymë dhe ngrohje 6 020 denarë, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2 087 denarë, për shëndet 1 135 denarë dhe për transport 4 727 denarë.
Për komunimik, një familje prej katër anëtarësh në prill të këtij viti i nevojiteshin 3.417 denarë nga shuma e përgjithshme e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.458 denarë, për arsim 6.984 denarë, për restorante dhe hotele 4.131 denarë dhe për mallra dhe shërbime tjera 1. 100 denarë.
Sipas përllogaritjeve të LSM-së, ato familje që jetojnë në banesë me qira kanë nevojë për 21.395 denarë shtesë.
Sipas LSM-së, që nga shtatori i këtij viti, kur u prezantua masa e qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të produkteve, si dhe me aksionin e fundit për uljen e çmimeve me të paktën 10 përqind, ka rezultat në ushqimet dhe seksioni i pijeve. Për këto nevoja në muajin shtator janë dashur 23.034 denarë, ndërsa në dhjetor për të njëjtat artikuj janë llogaritur se janë nevojitur 23.075 denarë, që është një rritje prej 41 denarë.
“Kjo vërteton se duhen më shpesh masa, duke pasur parasysh se tregtarët shpërdorojnë çdo mundësi për t’u pasuruar në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve”, thuhet në njoftimin e LSM-së.
LSM thotë se është shqetësues fakti që tregtarët e kanë shfrytëzuar periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe, siç thuhet, dukshëm kanë rritur çmimet. Përveç kësaj, shton LSM, vlera e shportës minimale sindikale për ushqim dhe pije për 63 produkte bazë që janë pjesë e saj për muajin dhjetor është 23.075 denarë dhe është rritur për 397 denarë shtesë, në vend që të zvogëlohet për së paku 10 përqind.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që masat të zgjasin më shumë, në mënyrë që Qeveria të kontribuojë dukshëm në ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Nga atje thonë se masa e radhës duhet të vendoset pa u njoftuar tregtarët dhe biznesmenët, që të mos keqpërdorin më qytetarët dhe punëtorët.
Paga minimale sindikaliste është rritur për 6.339 denarë në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar.
Nga të dhënat për shportën minimale sindikale për vitet e kaluara, të cilat janë publikuar në ueb faqen e Sindikatës së Maqedonisë, shihet se një familje prej katër anëtarësh në dhjetor 2020 kishte nevojë për 33.697 denarë për të siguruar nevojat elementare.
Vitin pasues, po ashtu në dhjetor, i nevojiteshin 35.042 denarë, ndërsa për muajin e fundit të vitit 2022, një familje prej katër anëtarësh kishte nevojë për 51.235 denarë për të siguruar nevojat e veta elementare.
Kujtojmë se masën e Shportës së Vitit të Ri, Qeveria e shpalli me 5 dhjetor, pas mbi një muaji konsultimesh me biznesin. Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë përqind.