Presidenti iranian, Hassan Rohani, i është bashkuar Rusisë, Sirisë dhe Turqisë për ta kundërshtuar një forcë kufitare prej 30 mijë personash brenda Sirisë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se është e nevojshme për të mbajtur jashtë ekstremistët e grupit militant, Shteti Islamik.
“Plani i ri të cilin e kanë në mendje amerikanët në Siri, është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe komplot kundër sovranitetit dhe sigurisë në rajonin e Sirisë”, është cituar të ketë thënë Rohani për një media shtetërore iraniane, pas një takimi me kryeparlamentarin e Sirisë në Teheran./InfoShqip.com