Roli dhe rëndësia e batanijeve termike të urgjencës

Prej mëngjesit të 26 nëntorit Shqipëria po kalon një situatë tejet të vështirë, pas tërmetit 6.4 ballë që deri më tani i ka marrë jetën 31 personave. Grupe të tëra shpëtimi u mobilizuan për të nxjerrë nga rrënojat, personat që furia e fuqishme e natyrës, nuk i la as të dilnin nga banesat e tyre.

E teksa shumë prej tyre, nxirreshin pas orëve të tëra operacioni me barrelë, mbuloheshin direkt me një batanije termike.

Këto batanije termike u shpikën për hërë të parë nga Nasa në vitin 1964. Ato quhen batanije termike emergjente ose ndryshe batanije sigurie. Mund ti ndeshni me ngjyrë të bardhë ose gold.

Këto batanije janë pjesë e kutisë për ndihmën e shpejtë, sidomos në raste emergjente siç ishte ajo e tërmetit që vendi ynë kaloi. Qëllimi i tyre kryesor është për të reflektuar përsëri nxehtësinë në trup kur përdoren si strehë. Ato janë veçanërisht të dobishme në mot të ftohtë.

Qëllimi tjetër po ashtu i rëndësishëm i këtyre batanijeve është të parandalojnë hipoterminë, pra temperaturën e ulët të trupit. Madhësia e tyre është e mjaftueshme për 1 person dhe pesha e lehtë i bën ato ideale për tu marrë me vete edhe në terrenet më të vëshira ( siç ishte rasti i gërmadhave).

Dizajni i tyre zvogëlon humbjen e nxehtësisë në trupin e një personi.

Këto batanije janë të papërshkueshme nga uji dhe kjo parandalon humbjen e nxehtësisë që shkaktohet nga avullimi i djersitjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu