Roma ‘pushtohet’ nga hashashi shqiptar, shikoni ku i kanè fshehur qeset e vogla (FOTO)

Operacionit i policisë italiane i koduar “Brothers” ka çuar sot në arrestimin e 4 personave, vënien nën hetim të 100 personave të tjerë si dhe sekuestrimin e 50 kg drogë e 550 mijë euro cash.

  Policia Italia ka arritur ne konkulzionin se :“Gjysma e territorit të kryeqytetit italian, Roma, është e pushtuar nga hashashi, i trafikuar kryesisht nga Shqipëria. Droga trafikohej në lagjet e populluara të Romës si Petralata, Montesacro, Santa Maria Soccorso, Casal de’Pazzzi, Casal Bruciato”.

 Droga, kryesisht hashash i ardhur nga Shqipëria, trafikohej në Romë nga 4 grupe kriminale italiane të organizuara mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë me përfshirjen dhe të mjaft femrave të cilat fshihnin në banesat e tyre lëndën narkotike.

Biznesi i përftimit nga trafiku i drogës ishtë mjaft i lartë.

Operacioni “Brothers” ka nisur hetimet 5 vite më parë pas arrestimit të një trafikanti me 1 kg e gjysmë drogë, hetimet ndaj të cilit çuan në identifikimin e vëllait të tij të burgosur e kontakteve të tij me trafikantë të njohur në zonën Tiburtino në Romë.

4 organizatat që trafikonin hashashin e ardhur nga Shqipëria në Romë, kishin në zotërim një arsenal të madh armësh të përdorur për t’u mbrojtur nga grupet rivale.

Policia ka arrestuar 4 shtetas italianë, Emanuel Barone 34 vjeç dhe Cristiano Bussaglia, 36 vjeç të konsideruar si krerët e bandave trafikante, si dhe Samir Urso e Alessio Nataletti./Shqiperiaime

hashash1 hashash2


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu