Cristiano Ronaldo ishte protagonist absolut në fitoren 5-0 të Al-Nassr përballë Al-Fetah në ligën saudite.
Ai së bashku me Sadio Manen dhuruan spektakël dhe gola, shkruan Indeksonline.
E pas ndeshjes, ylli portugez tha se kampionati arab do të bëhet ndër më të fortët në Botë.
“Siç thashë sezonin e kaluar, Liga Saudite do të përmirësohet dhe do të jetë një nga ligat më të mira në botë. Jam i lumtur këtu dhe do të doja të falënderoja Arabinë Saudite që më ka dhe të më bëjë të ndihem kaq i lumtur“, tha Ronaldo pas ndeshjes.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pari që e filloi “karvanin e transferimeve” drejt Arabisë Saudite.