Ndeshje pas ndeshje këtë sezon në La Liga po vazhdon frustrimi i madh i Cristiano Ronaldos.
Ai pas 13 rundebe të kaluara në La Ligën Spanjolle vazhdon të ketë vetëm 2 gola të shënuar ndërsa gjendet në pozitën e 51 të golëshënuesve më të mirë në Spanjë. Para tij është edhe shqiptari nga Maqedonia Enis Bardhi i Levantes dhe lojtarë me tipike mbojtëse si Casemiro, njofton InfoShqip.
Portugezi po zhgënjehet me performancat e tij pothuajse gjatë të gjitha ndeshjeve në kampionatin Spanjoll këtë sezon ndërsa në Champions League po vazhdon shkëlqimin ku ka shënuar 8 gola pa 5 ndeshjeve në fazën e grupeve.
Cristiano ishte shumë i frustruar me lojën mbrëmë në barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbaos. Ai reagonte, bisedonte pothuajse pas çdo veprimi që e bënte gabim apo edhe që bashkëlojtarët e bënin.