Rozana u shpall finaliste në përballjen me Gertën, reagon Olta Gixhari: “Mos i doni humbësit”

Pas përballjes mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit në Big Brother VIP Albania, ku kjo e fundit u shpall finaliste, nuk ka munguar reagimi i aktores dhe motrës së Gertës, Olta Gixhari.

Në një deklaratë të gjatë në Instagram, Olta shpreh habinë e saj për një fenomen që sipas saj po përhapet te të rinjtë shqiptarë në rrjetet sociale – simpatia e papritur për humbësit dhe urrejtja ndaj fituesve.

“Gara Rozana – Gerta, humbet Gerta dhe menjëherë të gjithë bëhen me Gertën. Jam shumë e lumtur për këtë mbështetje, por më vjen keq që kjo dashuri nuk përkthehet në vota,” shprehet Olta.

Ajo sjell në vëmendje edhe shembuj të tjerë si rasti i Eglit dhe Laertit, duke theksuar se publiku shpesh e mbështet dikë vetëm pasi largohet nga loja. Olta u bën thirrje ndjekësve që të mos mjaftohen me komente në Instagram, por të votojnë për Gertën, nëse vërtet e duan në finale.

“Mos i doni njerëzit vetëm kur humbasin, duajini edhe kur fitojnë! Vota është ajo që vendos, jo zhurma në rrjet. Dua që të ma doni motrën edhe kur të fitojë, sepse e meriton për mënyrën se si ka luajtur,” përfundon Olta mesazhin e saj.

Ndërkohë, finalja e madhe e BBVA4 pritet të jetë një natë e mbushur me emocione, ku çdo votë do të ketë peshë vendimtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu