Rrahje masive në një nga kafeteritë më të frekuentuara nga të rinjtë në Tetovë

Një rrahje masive ka ndodhur të shtunën pas mesnate në kafeterinë “Barcode” në Tetovë, njoftojnë nga Policia e Tetovës.

Sipas informatave jozyrtare një grup prej 10 vetash nga lagja Vardarskë kanë filluar të gjuajnë gjësende të ndryshme në lokal ndaj një grupi tjetër. Policia ka arritur në vendngjarje menjëherë mirëpo personat e implikuar kishin ikur nga vendngjarja.

Pas kësaj policia merr inçizimet nga kamerat në lokal dhe identifikon autorët. Policia tani më është vënë në kërkim të tyre dhe ndaj tyre do të ketë padi adekuate./Shqipmedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu