Rrahje në tubimin e VMRO-DPMNE-së

Në tubimin e mbrëmshëm të VMRO-DPMNE-së ka ndodhur një rrahje, informojnë nga MPB-ja.

Sipas policisë, në lagjen Shutkë në tubimin parazgjedhor të partisë politike VMRO-DPMNE-së, M.K (17) duke lëvizur përmes masës së tubuar ka tentuar të hip në mur që të ketë pamje më të mirë, me çka ka shtyrë një person aty afër ku është krijuar zënkë.

Ai më pas është sulmuar fizikisht nga disa persona që kanë qenë bashkë me personin me të cilin filloi zënka. Në spitalin e qytetit i janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa merren masa për zbardhjen rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu