Të gjithë këtë rrëfim që do e lexoni do ju çudisë por e ndiej të nevojshme ta shkruaj dhe të ndajë me ju. Nuk e shoh të rëndësishme të përmend emrin tim por jetën time, kështu rrëfehet një ish konsumues i lëndëve narkotike i cili ka arritur të shërohet pasiqë droga kishte arritur të kontrollojë jetën e tij.
Jam 30 vjeç dhe jetoj në Shkup, i lindur në një familje të mrekullueshme ku jetoja me dashuri e harmoni edhe pse e humba nënën në moshën 12 vjeçe por jetës time dashuri i jepte babai, gjyshja por edhe vëllai i madh dhe motra. Gjithë këto janë kujdesur për mua duke më dhënë shance të reja që të mos përsëris gabimet e bëra. Kam bërë shumë gabime se sa i dinë ato e më tragjike është se nuk i kam parë si të tilla.
Shërimin e gjeta në kishë ku jam vendosur tashmë një vit e tepër ku kisha më shumë kohë të mendoj për veten dhe për gabimet që kam bërë. Duke qëndruar këtu e kam parë se si e kisha hedhur Zotin nga vetja, ndoshta do ju duket sikur kam luajtur mendësh por e tregoj të vërtetën e tragjedisë time.
Që i vogël doja të jem unik dhe ndryshe nga të tjerët dhe këtë e kam bë në mënyra të ndryshme. Nga perendimi por edhe nga mediat e kam pa atë jetë ndryshe që tash e shoh se është gabim. Reklamohej: seks, drogë, alkool, duhan, dhunë me filozofinë: jeto shpejt e vdis i ri, ndërsa mua kjo më dukej shumë cool.
Ashtu si ritesha shumë e më shumë fascionohesha nga ajo jetë të cilën e pranova shpejtë duke menduar se është adekuatja për të jetuar. Koha kalonte e disa punë nuk shkonin si duhet që ishin si në fillim. Gjithnjë e më shumë humbnin ato momente të bukura ndërsa unë bëhesha rob i drogës, madje edhe punët që i doja më së shumti i kisha lënë në plan të dytë. Fillova të humb atë ndjesinë që e kisha si fëmijë, u bëra agresiv dhe egoist, ndonjëherë pyesja veten se cfarë bëj por e shihja se droga mbretëronte tek unë.
Disa herë mblidhja forcë që të luftoj por zbrapsesha, jepja ndonjë provim, shëtisja, bëja një të dashur por më pas përsëri kaloja në gjendjen e parë.
Nga gjysma e dytë e 2015 e deri në fillim të këtij viti ndieja një mungesë e zbrazëtirë në vete që nuk hiqej, asgjë nuk më bënte të lumtur. Kthim në jetën time bëri momenti kur i vjodha kartelën e kreditit babait tim duke menduar se do mar para dhe do blej drogë e më pas kur të më hetojë do ja kthejë, pak nga pak unë hyja në një rrugë pa kthim dhe në një situatë interesante e mendoja se askush nuk do më pranonte kështu si jam.
Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Zhurnal.mk