Rrëfimi i “atentatorit” ndaj Donald Trump në Nevada: Më goditën derisa më hodhën në tokë (VIDEO)

Personi i cili bëri që Donald Trump të nxirrej jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret, ka thënë se mbështetësit e kandidatit republikan u kthyen kundër tij, ndërkohë që mbante një poster që shkruante “Republikanët kundër Trump”.

Njeriu, i cili e identifikoi veten si Austyn Crites nga Reno, i tha “The Guardian” se ai po mbante posterin në një tubim, kur përkrahësit Trump filluan ta sulmonin derisa e hodhën në tokë.

Donald Trump është nxjerre jashtë skenës me shpejtësi nga agjentët e Shërbimit Sekret në këtë miting në Nevada
33-vjeçari, thotë se ka qenë anëtar i Partisë Republikane për rreth 6 vjet.

Ka pasur skena paniku në këtë tubim të Trump, me sa duket i nxitur nga britma se të paktën një person në turmë po mbante një armë.
Qindra njerëz ikën nga pjesa e prapme në panik ndërkohë që Trump u nxor me nxitim nga skena.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu