Rreh mjekët dhe më pas godet policin e dëmton makinën

Një 24-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi ofendoi dhe goditi personelin mjekësor të spitalit të Lushnjes.

I arestuari Etmond Belba shkaktoi edhe dëme të tjera materiale në spital, ndërsa nuk dihet se për çfarë ndodhej aty.

Ngjarja që ka ndodhur sot në orën 05:00, shqetësoi personelin mjekësor, të cilët duke parë sjelljen e të riut u detyruan që të njoftonin policinë.

Por, tërbimi i Etmond Belbës nuk u ndal me kaq, pasi ai goditi me grusht punonjësin e policisë Eriseld Buzi duke kundërshtuar arrestimin. I arrestuari goditi edhe makinën e policisë duke shkaktuar dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu