Një thesar misterioz me 120 shufra ari i gjetur në një tren zviceran, pronarin e të cilit policia e kërkoi më kot për gati katër vjet, do t’i dorëzohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Në tetor 2019, konduktori në trenin midis St. Galen dhe Luzern gjetën një çantë brenda së cilës ishte një pako e bardhë me mbishkrimin “dërgesë e sendeve me vlerë të KNKK-së” dhe aty kishte 3.7 kg arinë formën e 120 shufrave të vogla, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit të Luzernit.
Ari me një pastërti prej 999.9 për qind është shitur për rreth 56 mijë euro për kilogram.
Pas një hetimi të gjatë, autoritetet nuk arritën të gjenin pronarin apo t’i lidhnin shifrat me ndonjë krim.
“Meqenëse ari ishte në një paketë drejtuar KNKK-së, mund të supozojmë se pronari i panjohur donte t’ia dorëzonte arin asaj organizate. Prandaj, pakoja e gjetur do t’i dorëzohet KNKK-së”, thuhet në deklaratë.
Në përgjigje të një hetimi të AFP-së, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se do ta pranonte dhuratën e vlefshme pasi ishte i bindur pas një hetimi policor se ajo nuk ishte vjedhur.