Arabia Saudite kumtoi sot se ka kapur dhe ka shkatërruar një raketë balistike, të cilën kryengritësit jemenas hutë e kanë gjuajtur drejt qytetit të shenjtë mysliman Mekë.
Ushtria e Arabisë Saudite theksoi se raketa, e cila është shkatërruar 65 kilometra nga Meka, nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi.
Hutët kumtuan se e kanë gjuajtur raketën “Burkan-1″, por pohojnë se targeti ka qenë aeroporti ndërkombëtar “Mbreti Abdulazis” në Xheda, i cili është aeroporti më i frekuentuar në Mbretëri.
Arabia Saudite shtoi se raketa është gjuajtur nga provinca veriperëndimore jemenase Sada, në kufi me Mbretërinë.
Koalicioni, i kryesuar nga Arabia Saudite nga marsi i vitit 2015 lufton kundër hutëve në Jemen, duke tentuar që ta kthejë në pushtet Qeverinë e kryetarit And Rabu Mansur al Hadi, i cili është në egzil.