Dy raste të rrahjes dhe plaçkitjes së fëmijëve në mes të ditës në Shkup janë paraqitur në polici vetëm gjatë ditës së djeshme.
Një djalë 16-vjeçar është sulmuar fizikisht dhe është vjedhur mbrëmë pranë Qendrës Transportuese në Shkup.
MPB njoftoi se rastin në polici e ka paraqitur vëllai i djalit të sulmuar. Ai ka treguar se rreth orës 19:25 në rr “Atanas Mitrev” në afërsi të Qendrës Transportuese vëllai i tij 16 vjeçar është ndalur nga ana e tre minorenëve të panjohur të cilët fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur në pjesën e kokës. Me kërcënim me thikë kanë kryer plaçkitje, duke ia marrë zinxhirin e artë dhe kanë ikur, me ç’ka kanë përfituar kundërligjshëm pronë në vlerë prej rreth 12.000 denarë, apo 200 euro.
Edhe një djalë 17-vjeçar është sulmuar dhe vjedhur dje në Shkup. Rreth orës 13:50 në rr “Tome Toshiq” është ndalur prej tre personave të panjohur të cilët kanë përdorur forcë fizike dhe duke e qëlluar me send të fort në pjesën e kokës, i kanë marrë çantën e shkollës në të cilën ka pasur pajisje sportive dhe 150 denarë.
Polica njoftoi se po ndërmerr masa për zbardhjen e rasteve.