Rriteni efektin e pompave duke i përmirësuar këto tri gabime të zakonshme

Pompat janë të shkëlqyeshme për të ndërtuar forcë në pjesën e epërme të trupit, pasi që gjatë performimit të tyre, ato i angazhojnë disa grupe të muskujve.

Megjithatë, ky ushtrim mund të kthehet në makth nëse nuk i performoni në pozitën e duhur, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni fillestar, ekspertët këshillojnë që t’i performoni ato nën vëzhgimin e dikujt me përvojë. Ndër keqkuptimet më të zakonshme rreth pompave është që ky ushtrim i angazhon vetëm muskujt e gjoksit.

Megjithatë, nëse pompat bëhen siç duhet, jo vetëm që i përmirësojnë shpatullat, duart dhe muskujt e gjoksit, por edhe muskujt abdominal dhe të shpinës.

Personat që ankohen për dhimbje të shpinës dhe të bërrylave pas ushtrimeve, zakonisht i performojnë pompat në mënyrë të gabuar.

Për t’i performuar pompat në pozitën e duhur, vendosni duart në tokë në gjerësi të shpatullave. Duke e përdorur peshën e trupit, ngriheni veten kundër gravitetit dhe pastaj prekeni tokën. Këtë ushtrim përsëriteni 15 herë në tri seri. /Telegrafi

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu